Italia është goditur nga një stuhi e forte e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bershër. Si pasojë e kësaj, mijëra pasagjerë përjetuan momente të vështira në aeroportin e tij Romë, në Aeroporti Fiumicino.
Sipas mediave të huaja, rënia e madhe dhe intensive e breshërit mbuloi pistën e aeroportit, duke shkaktuar kështu shumë vonesa dhe anulime fluturimesh.
Stuhia preku edhe disa lagje të kryeqytetit, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje serioze të trafikut.
Sipas mediave, autoritetet meteorologjike kishin parashikuar motin e keq dhe kishin lëshuar alarm për përmbytje dhe kishin këshillur qytetarët për kujdës të shtuar.







