Ballina Europë ​Gjendet trupi i pajetë i një 15-vjeçari në Luginën Aosta të Italisë

​Gjendet trupi i pajetë i një 15-vjeçari në Luginën Aosta të Italisë

18
0

Trupi i pajetë i një turisti të huaj pesëmbëdhjetë vjeç, i cili ishte kërkuar që nga dje, u gjet herët këtë mëngjes në zonën Becca di Viou, në Luginën Aosta në Itali.

Trupi u gjet pak pas orës 6 të mëngjesit gjatë një kërkimi me helikopter. Shpëtuesit e gjetën atë në një lartësi prej rreth 2 mijë metrash, dhe sipas informacioneve fillestare, i riu vdiq nga një rënie, raporton RaiNews.

Familja njoftoi shërbimet kompetente për zhdukjen e të riut dje vonë. I riu kishte arritur më parë t’i telefononte ata dhe të thoshte se ishte i humbur, gjë që ishte arsyeja për nisjen urgjente të një operacioni shpëtimi.

Në kërkimet e zhvilluara në tokë dhe nga ajri, morën pjesë anëtarë të shërbimit të shpëtimit malor e Valdostanit, policia, shërbimet pyjore dhe zjarrfikësit, të cilët krijuan një bazë operative në qytetin Valpelline.