Ballina Politika Ramën e ‘refuzon’ Elisa dhe Xhafaj për të bllokuar SPAK, por i...

Ramën e ‘refuzon’ Elisa dhe Xhafaj për të bllokuar SPAK, por i qëndron besnik Tom Doshi

290
0

Teksa Kuvendi nuk dha autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, zbardhen votat që rrëzuan kërkesën e SPAK. Ndonëse PS ka 83 mandate deputeti, në ndihmë të saj këtë herë ishte PSD-ja, pasi disa prej socialistëve nuk ishin në sallë.

Përveç Belinda Ballukut, e cila zgjodhi që sot mos të ishte në seancë, mungonin dhe ish-ministrja Elisa Spiropali, deputeti Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi dhe Bledi Gonxhja.

Në Kuvend, 82 vota ishin pro rrëzimit të kërkesës së SPAK dhe 47 vota nga opozita. Sakaq, pro rrëzimit të kërkesës së saj ishte dhe PSD-ja, e cila ka 3 deputetë.