Ballina Politika Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda...

Hetimi për Veliajn, SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka

0
21

SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka, në lidhje me hetimet për dosjen ndaj Erion Veliajt.

SPAK njoftoi disa muaj më parë se po kryente hetime ndaj deputetes së PS, Klotilda Bushka, pikërisht për këtë çështje.

Sipas hetimeve të SPAK, Bushka dyshohej se kishte ndikuar te një dëshmitare lidhur me deklarimet që duhet të jepnin kur të paraqiteshin në prokurori.

Vetë Bushka, përpara deputetëve socialistë, mohoi që të kishte kryer veprime antiligjore.

Ajo pati thënë se me Ajola Xoxën ka bashkëpunuar që para se të bëhej deputete, ndërsa Erion Veliajn e ka “mik fëmijërie”.

Sipas Bushkës, ajo i ka qëndruar pranë Xoxës gjatë hetimeve të prokurorisë, ndërsa me Veliajn ka folur më rrallë për shkak të angazhimeve të kryebashkiakut.

Vetë deputetja Bushka ishte paraqitur disa herë në SPAK pasi ishte thirrur për t’u pyetur.