Ballina Politika Spiropali – Bardhit: Je djali i adoptuar i babait të Zenit! I...

Spiropali – Bardhit: Je djali i adoptuar i babait të Zenit! I shkon poshtë ballkonit dhe këtu flet për korrupsion

28
0

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, i është përgjigjur Gazmend Bardhit, i cili refuzoi rezolutën e PS në Kuvend.

“Sa herë të shoh dhe të dëgjoj pyes veten kush je, je ai që lufton me fjalë korrupsioni këtu apo ai që i shkon poshtë ballkonit doktorit. Po lufton për drejtësi apo merr porositë për të folur këtu nga rruga e shtresës. Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i adoptuar i babait të Zenit.

Të ndryshosh mendje nuk është mëkat Gazi, por të kesh dy mendje është hall i madh. Sado ta kuptoj hallin, nuk ta qaj dot. Ne dhe ju, dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dakord.

Edhe për rezolutën që sollëm sot, ju abstenoni. Jeni në të drejtën tuaj të bëni veprime të shtrembta dhe të gabuarën. Ju gabuat për djegien e mandateve dhe sot pasoni fajet dhe gabuat rëndë kur u vetë përjashtuar nga reforma territoriale apo reforma në drejtësi.

Pavarësisht sesi do të votoni, ju e dini mirë që rezulotua për thellimin e reformave për Shqipërinë 2020 në BE, nuk është një ndryshim kursi i vendit, asnjë orientim i ri në drejtimin e korpusit të reformave të ndërlidhura që janë ndërmarrë.

Është vijim i reformimit, një premtim e bindje politike për çuarjen në nivel tjetër për sundimin e ligjit, për të bërë Shqipërinë e nesërme më të ndershme. Në të gjitha debatet që mund të bëhet përplasja më thelbësore është me luftën e korrupsionit”,-u shpreh ministrja Spiropali.