Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.
Kreu i qeverisë theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen pa kushte të PS, përsa kohë që ai është në pushtet.
Rama u shpreh se “SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes”, duke shtuar se “kush e pi njëherë po dhe njëherë, jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës”.
Rama: Kjo rezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptare për të mbështetur anëtarësimin në BE në vitin 2030. Kjo nisëm që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me asgjëkund me komentet që janë bërë. Janë fantazuar vënia në kontroll e SPAK apo se ne jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsioni.
Jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetësh. Reforma ka dhe do të ketë mbështetjen e kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi ose vdes. Kush e pi një herë po dhe një herë jo, jo nuk ka shans të vetëpastrohet por vetëm zgjat agoninë e tyre dhe tretet siç po treteni tek rrugica e shpresës.
Lufta e nisur seriozisht 10 vjet më parë kundër korrupsioni është e vërtetë dhe pa kthim. Kush rri e numëro u thirr ky e u thirr ai , u dënua ky e u dënua ai. Duke e kthyer opozitën në një llogore baltosje me iluzionin se do na kthejë ne popullin kundër thjesht do zhytet në atë baltë, do zvogëlohet nga pafuqia.
Ata që nuk e kuptojnë se pa vizioni tonë nuk do kishte ndodhur asgjë nga këto dhe nuk do kishte asnjë zyrtarë përpara drejtësisë, ose nuk duan ta pranojnë se është kthyer rrota e historisë së këtij vendi, ose nuk e kuptojnë dot që Shqipëria nuk u bë nga ata por nga ne.
Dhe flasin pa pushim shoqëruar me shpullat ndaj tavolinës. Deri para 10 vjetësh kishte zgjedhjet gjysëm të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg kësaj lufte janë. Është luftë për shtet-bërje demokratike.
“Unë do ta mbyll me dy nënëvizime kyçe, e para është për shqiptarët. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që korrupsioni në Shqipëri është një kancer i trashëguar qysh nga shoqëria otomane dhe deri te kapitalizmi gjysmak i tranzicionit, të cilin qeveria jonë me vizion, reforma dhe me heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë, por ende nuk e ka mundur dhe prandaj korrupsioni është një fenomen shqetësues.
Ja pse ne dhe jo dikush tjetër vijmë sot në parlalment me këtë nismë, e cila dëshmon qartë se kjo forcë politike në qeveri nuk ka asnjë kënaqësi apo lodhje me pushtetin, por ka një të atillë fuqi për ndryshimin e vendit dhe vetë ndryshimin e vahzdueshme që e bën të jetë e vetmja opozita serioze e vetëvetes.
Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel”, tha Rama mes të tjerash.