Bianca Censori ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim në pamje. Arkitektja 31-vjeçare u shfaq me flokë bjonde dhe balluke në një set të ri fotografik, ndërsa kishte zgjedhur një veshje të guximshme, me të brendshme metalike në ngjyrë ari dhe një fund.
Censori publikoi fotot të martën, më 8 shtator, në llogarinë e saj personale në Instagram, pa vendosur asnjë mbishkrim krahas imazheve.
Në fotografi, ajo pozon duke mos e parë drejtpërdrejt kamerën, ndërsa mban një grim të lehtë, me theks te sytë përmes lapsit të zi.
Pamja e re mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Në komentet e postimit, disa prej tyre e cilësuan Censorin si një “Kleopatra moderne”, ndërsa të tjerë e krahasuan me Kim Kardashian, duke shprehur mendimin se pamja e saj ishte edhe më mbresëlënëse.
Ndryshimi i look-ut vjen përmes një tjetër paraqitjeje të kuruar të Censorit, e cila shpesh tërheq vëmendjen e mediave dhe publikut me zgjedhjet e saj të modës.







