Ballina Politika Berisha: Fjalimi i presidentit Trump e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit...

Berisha: Fjalimi i presidentit Trump e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij

58
0

Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga vizita e tij 1 javore në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas, duke e cilësuar atë si një nga eksperiencat më të rëndësishme politike të jetës së tij.

Në prononcimin pwr mediat nw Rinas, Berisha tha se delegacioni shqiptar kishte marrë pjesë në aktivitet me ftesë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) dhe të Institutit të Lidershipit Amerikan.

Berisha e përshkroi konventën dyditore në Teksas duke thënë se ajo ishte ‘konventa elektorale më madhështore, më e bukur’ që kishte parë ndonjëherë.

Në qendër të komentit të tij ishte fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Berishës, mesazhet e Trump në konventë kanë qenë veçanërisht të pakëndshme për qeverinë shqiptare.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan.

Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura.

Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.

Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës.

Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës.

E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa.

Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump.

Pra, thashë edhe njëherë, në këtë aspekt ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit.