Ballina Aktualitet Temperaturat kalojnë 40 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit këtë të...

Temperaturat kalojnë 40 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit këtë të enjte

29
0

Territori Shqipëtar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet që në të gjithë vendin tonë të ketë dominim të intervaleve të gjata me diell, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë kalime të lehta vranësirash kryesisht në zonat malore, por nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Vija bregdetare dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes do të vijojnë të jenë nën ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.