Ballina Bota Joe Biden sqaron: SHBA-të nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

Joe Biden sqaron: SHBA-të nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit

33
0

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se SHBA nuk e mbështesin pavarësinë e Tajvanit pas zgjedhjes së Lai Ching-te në zgjedhjet presidenciale të Tajvanit.

Lai Ching-te vjen nga një parti që favorizon pavarësinë nga Kina.

“Ne nuk e mbështesim pavarësinë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime. Megjithatë, SHBA i ofron Tajvanit ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu