Një gjykatë ushtarake në Kongo ka dënuar me vdekje 66 ushtarë, të akuzuar për frikacakëri, kryengritje ushtarake dhe mosbindje ndaj urdhrave, pasi dyshohet se kishin braktisur pozicionet e tyre gjatë luftimeve me grupet rebele.
Vendimi u mor nga Gjykata Ushtarake e Garnizonit të Gomës, gjatë një procesi gjyqësor të mbajtur në Walikale, në provincën e Kivu Verior.
Në këtë proces u gjykuan gjithsej 71 ushtarë, raporton CBS News.
Katër prej tyre u shpallën të pafajshëm, ndërsa një rreshter u dënua me 10 vjet burgim.







