Ballina Sport Eriksson në pankinë, një gjest i bukur nga tifozët e Liverpoolit

Eriksson në pankinë, një gjest i bukur nga tifozët e Liverpoolit

106
0

Klubi u njoftua zyrtarisht nga tifozët e ‘Reds’ për dëshirën e tyre në lidhje me trajnerin

“Kam kancer. Më ka mbetur edhe një vit jetë”, kështu e zbuloi Sven-Goran Eriksson për sëmundjen e tij pak ditë më parë. Një njoftim tronditës që ka habitur botën e futbollit.

Nuk munguan mesazhet ngushëlluese nga emra të njohur të futbollit e më tej. Por një edhe më i madh erdhi nga tifozët e Liverpool.

Trajneri ka qenë gjithmonë një tifoz i madh i të kuqve, një pasion të cilin e ka trashëguar nga babai i tij.

Duke folur për Sky News, ai rrëfeu se asnjëherë nuk e ka drejtuar Liverpool-in ka qenë gjithmonë ndër keqardhjet e tij më të mëdha. Për të realizuar dëshirën e tij, tifozët e klubit anglez i kërkuan klubit që ta linte të drejtonte ekipin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu