Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur në bregdetin shqiptar, ku një turist gjerman ka goditur me një mjet jet ski një pushuese 61-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Durrësit, në zonën e lagjes 13, ku një 22-vjeçar gjerman, me inicialet A.N., ka humbur kontrollin e mjetit dhe aksidentalisht ka përplasur pushuesen S.I., 61 vjeçe.
Policia e Durrësit ka nisur një procedim penal ndaj të riut, banues në Gjermani.
Po ashtu është nisur hetim edhe për një 48-vjeçar me inicialet A.T., banues në Durrës.