Ballina Kulturë BBC jehonë zbulimeve arkeologjike në Liqenin e Ohrit

BBC jehonë zbulimeve arkeologjike në Liqenin e Ohrit

0
22

BBC i ka kushtuar vëmëndje një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, që besohet të jetë vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë.

Zbulimi është bërë në brigjet e Liqenit të Ohrit, ku të dhënat sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.

Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria po zbulojnë çdo ditë dëshmi që i përkasin epokës së gurit, ku ky komunitet i lashtë kombinonte aktivitetet e gjuetisë me ato të bujqësisë.

“Është rreth 6 hektarë, dhe deri tani s’kemi bërë as edhe 600 metra katrorë. Pra, kjo është vetëm një vrimë e vogël për të parë brenda të gjithë zonës. Do të thosha që kemi bërë më pak se 1% të gërmimeve”, tha një nga arkeologet në videon e publikuar nga BBC.

Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen.

Krahas tyre, po mblidhen edhe objekte qeramike të gdhendura, eshtra kafshësh dhe vegla prej bakri – dëshmi të një jete të zhvilluar dhe të organizuar në lashtësi, transmeton euronews.