Ballina Kronika Tragjike në Shkodër! Nëna dhe tre fëmijët, të zhdukur prej 3 ditësh!...

Tragjike në Shkodër! Nëna dhe tre fëmijët, të zhdukur prej 3 ditësh! Njëri prej tyre gjendet i pajetë në Drin

21
0

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur.

Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.