Ballina Bota Përmbytje apokaliptike/ Dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur, mijëra të zhvendosur, pamjet...

Përmbytje apokaliptike/ Dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur, mijëra të zhvendosur, pamjet dramatike nga Brazili

22
0

Gati 70,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se një milion familje janë pa ujë për shkak të përmbytjeve shkatërruese që kanë goditur Brazilin jugor. Sipas Mbrojtjes Civile, gjysmë milioni qytetarë janë “prekur” drejtpërdrejt nga përmbytjet në shtetin Rio Grande do Sul.

Raporti më i fundit i bërë publik nga autoritetet të shtunën fliste për 57 të vdekur, ndërsa 67 shtetas të tjerë konsiderohen të zhdukur. Të paktën dy persona u vranë në një shpërthim në një pikë karburanti në Porto Alegre, një qytet i goditur rëndë nga përmbytjet, tha një gazetar i AFP.

Situata është “dramatike” dhe “e paprecedentë”, tha guvernatori i shtetit Eduardo Leite. Përmbytjet prekën 300 komuna, disa prej të cilave u shkëputën nga pjesa tjetër e botës pasi rrugët u ndërprenë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.