Ballina Bota Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas falimentimit të bankës

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas falimentimit të bankës

30
0

Presidenti i Paraguait, Santiago Peña, ka njoftuar përmes një mesazhi në platformën X dorëheqjen e tij, në kuadër të skandalit lidhur me falimentimin e bankës Ueno.

“Kam marrë vendimin të paraqes dorëheqjen me synimin për të ruajtur institucionet dhe paqen sociale”, deklaroi presidenti.

“Dëshira ime më e madhe është të garantohet kthimi i këtyre fondeve, që Fondi i Garancisë së Depozitave të përmbushë misionin e tij dhe që fondet publike, si dhe burimet që u përkasin të gjithë paraguajanëve, të mbrohen”, shtoi Peña në fjalën e tij.

Peña ishte shumë pranë shkarkimit përmes procedurës së fajësimit (impeachment) dhe kishte mbetur i izoluar politikisht.

Madje, edhe vetë partia e tij ishte bashkuar me mocionin për shkarkimin e tij, të paraqitur nga opozita.

Banka Qendrore e Paraguait ndërhyri në aktivitetin e bankës Ueno, pasi konstatoi se ajo kishte shkelur kërkesat minimale të aftësisë paguese.

Ky vendim shkaktoi një krizë që ka lënë rreth 3 milionë klientët e bankës, në një vend me 6.5 milionë banorë, pa mundësi për të aksesuar llogaritë e tyre bankare.