Ballina Kronika DURRES/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur në zonën...

DURRES/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur në zonën e plazhit, procedohen penalisht 2 shtetas.

26
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar 3 fëmijë dhe 5 shtetas të rritur, duke lypur në rrugë.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit A. B., 54 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur në zonën e plazhit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për 5 rastet e lypjes nga shtetasit e tjerë, të moshave 21-40 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.