Ballina Sport Flick publikon listën me 30 lojtarë për turneun aziatik

Flick publikon listën me 30 lojtarë për turneun aziatik

15
0

Hansi Flick ka finalizuar listën e 30 lojtarëve që do të marrin pjesë në turneun aziatik të Barcelonës.

Siç raportohet nga AS , skuadra përfshin pesë lojtarë të rinj (Xhofre Torrents, Dro, David Kohen dhe kushërinjtë Gije dhe Toni Fernandez), si dhe talentin e ri suedez Roni Bardghji, i cili mbërriti disa ditë më parë nga Kopenhageni. Ndër emrat e mëdhenj është Markus Rashford, nënshkrimi i fundit i Blaugrana-s, i cili mund të debutojë që të dielën.

Megjithatë, Oriol Romeu dhe Pau Víktor mbeten te Barcelona, duke pritur zgjidhjen e largimeve të tyre nga klubi, ashtu si edhe Mark-Andre ter Shtegen, i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë. Mungesa e tij ngre një mister të vogël: portieri ka folur për një pushim tremujor jashtë fushe, ndërsa klubi kishte zbuluar se ai mund të rikuperohej për katër muaj, një prag që do t’u lejonte atyre të përdornin “klauzolën e dëmtimeve afatgjata” dhe të lironin pagën, siç ndodhi me Kristensen vitin e kaluar.

Injaki Penja do të jetë portieri i vetëm i disponueshëm për ndeshjen hapëse të sezonit më 16 gusht kundër Majorkas, pasi as Joan Garsia dhe as Shezni nuk janë ende të kualifikuar.

Lista e plotë:

Portierë : Joan Garsia, Injaki Penja, Shezni

Mbrojtës : Kubarsi, Erik Garsía, Kunde, Fort, Arauho, Injigo Martinez, Balde, Martin, Kristensen

Mesfushorët : De Jong, Bernal, Casado, Pedri, Olmo, Gavi, Fermin

Sulmues : Jamal, Levandovski, Rafinja, Rashford, Ferran, Bardghji, Kohen, Gije, Toni, Dro, Xhofre.