Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të përçarë opozitën.
“Qytetarët shpresën te PD-ja e kanë. Nuk e kanë as te forca të tjera që thoshin do marrim 71 mandate dhe në fund zihen se kush do të marrë një mandat, apo as te forcat ë tjera që ngrihen si forca për të çarë opozitën”, tha Këlliçi.
“Të gjithë pseudoforcat e reja që janë ngritur. I ka ngritur Edi Rama, pse kush?! Pjesa dërrmuese e skemës politike sot ndiqet nga një plan i Edi Ramës për të fraksionuar opozitën, për të ndjekur modelin e Serbisë, për të krijuar një opozitë me 7-8, me 10 parti, të cilat nuk bëjnë kurrë koalicion dhe nuk vijnë kurrë në pushtet. Ka forca që dukshëm janë krijuar për të hequr vota dhe mandate nga opozita dhe PD”.