Ballina Sport Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde...

Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera

0
12

Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u konfirmuar si një prej talenteve më të mëdha që ka nxjerrë ndonjëhere shtanga shqiptare.

Carja është shpallur kampione e trefishtë në Kampionatin Europian për moshat U-17, aktivitet që po zhvillohet në Madrid dhe këtë e ka bërë me një perfomancë të pabesueshme, duke thyer plot gjashtë rekorde europiane për këtë grupmoshë.