Ballina Aktualitet U fut të lahej në det dhe nuk doli më/ Vijojnë kërkimet...

U fut të lahej në det dhe nuk doli më/ Vijojnë kërkimet për trupin e 57-vjeçarit portugez në Sarandë

11
0

Një 57-vjeçar me iniciale A. G., nga Portugalia është zhdukur në det pasi është futur të lahej në orën 18:00 në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.

Grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.