Ballina Kronika Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy shtetas të huaj në gjendje...

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy shtetas të huaj në gjendje kritike

17
0

Rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor.

Sipas burimeve të besueshme nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet i vogël.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment

Paraprakisht raportohet se dy shtetas të huaj ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e përplasjes. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Peqinit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, qarkullimi në këtë aks rrugor është rënduar për shkak të ngjarjes.