Ballina Lifestyle Spartak Ngjela tregon kush do e fitojë BBVIP sipas tij: Rike Roçi...

Spartak Ngjela tregon kush do e fitojë BBVIP sipas tij: Rike Roçi po të mbajë këtë shkëlqim…

28
0

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar sot në “Breaking” në Top News, ka analizuar edhe lojën e banorëve të Big Brother VIP.

Ngjela tha se Juli është i saktë në artikulim, ndërsa Romeon sipas tij e ndjek hija e vëllait. Rike Roçin, Ngjela e sheh si fituese.

“Ata që vijnë nga aktrimi, janë më mirë se të tjerët. Jul Deda është mirë në artikulim, Romeo nuk i ka të qarta idetë. Ka dhe një defekt, ka një hije që e përndjek. Ka qenë vëllai dikur atje. Këta nuk e njohin kritikën e skenës. Nëse një aktor imiton një aktor tjetër të madh, ka hijen e tij brenda. Ka hijen e vëllait që e godet, se edhe i ngjan. Kjo të ulë pikët, e godet për fitoren.

Rike Roçi dhe Egla kanë sens aktorial. Janë disa me sens aktorial atje. Do të vijojë Roçi se ka bukuri sensuale. Lidhet me aktrimin, duhet të ketë pasur eksperiencë në aktrim. Po të ketë shkëlqim ajo dhe të ketë risi në të folur, mund ta fitojë”-tha Ngjela.