Ballina Opinion “Gazment Bardhi, pa mbështetje politike”, Fitim Zekthi: Ndarja e PD nuk mund...

“Gazment Bardhi, pa mbështetje politike”, Fitim Zekthi: Ndarja e PD nuk mund të ndalet nëse…

27
0

Analisti Fitim Zekthi thotë se ndarja e Partisë Demokratike nuk mund të ndalet, derisa grupimet brenda opozitës nuk kanë të njëjtin qëndrim ndaj vendimit të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, apo edhe për goditjen e SPAK ndaj të pandëshkueshmëve.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se Gazment Bardhi nuk ka mbështetje politike dhe se ky i fundit, dikur thoshte se kongresi i Berishës në stadium ishte i paligjshëm, ndërsa sot i është bashkuar.

Ndër të tjera, Zekthi shtoi se Berisha duhet të bëjë betejë ligjore dhe jo politike me drejtësinë.

“Unë mendoj se ndarja është e tillë që nuk mund të ndalet, sa kohë që nuk zgjidhen disa gjëra themelore.

Gjërat themelore janë qëndrimet ndaj vendimit të SHBA, ndaj reformës në drejtësi, ndaj përpjekjes së SPAK për të ndëshkuar të pandëshkueshmit. Nëse nuk ndërpritet kjo gjë, nuk ka kuptim.

Ndarja nuk mund të mbyllet, pa u mbyllur çështja e legjitimimit të partisë. Bardhi nuk ka lënë vend pa thënë që kongresi i stadiumit është i paligjshëm dhe ai i 18 dhjetorit ishte i ligjshëm.

Çfarë të të them? Nuk ka emër kjo. Këto janë disa prej politikave më të ulëta të zhvilluara në Shqipëri në 32 vite. Kjo është thjesht një betejë politike e Sali Berishës, do të doja të bënte betejë ligjore.

Kjo drejtësi është më e mirë se çka qenë. Do doja që të dilte i pafajshëm. Betejat politike me gjykatat, nuk më pëleqjnë”, theksoi ai.