Ballina Aktualitet “E shkëmbeni dinjitetin për një bandë terroristësh?” nuk dorëzohet, “Homeland Justice” bën...

“E shkëmbeni dinjitetin për një bandë terroristësh?” nuk dorëzohet, “Homeland Justice” bën paralajmërimin e bujshëm drejt Kuvendit

84
0

Hakerat iranianë të “Homeland Justice” kanë goditur sërish.

Ata kanë publikuar në “Telegram” një mesazh të shoqëruar me një foto, ku shihet se disponojnë komunikimet me email të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Në mesazh thuhet:

“E shkëmbeni dinjitetin për një bandë terroristësh? A ia vlente vërtet? Ju patët mundësinë për një zgjedhje më të mirë: T’u thoshit ‘jo’ terroristëve të Durrësit dhe të jetoni me dinjitet.  Nuk doni që email-et e Kuvendit të lexohen nga çdokush apo jo?”

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2023 ata hakeruan faqen online të Kuvendit të Shqipërisë, duke e bërë atë të paaksesueshme.