Ballina Sport Lëvizje e çmendur nga Madridi/ Ja kush janë dy yjet që ofroi...

Lëvizje e çmendur nga Madridi/ Ja kush janë dy yjet që ofroi për një emër të vetëm

9
0

Real Madrid synon një lëvizje të bujshme në merkato dhe objektivi i madh është Rodri i Manchester Cityt, fituesi i fundit të “Topit të Artë”.

Sipas “CaughtOffside”, Florentino Perez ka ofruar 40 milionë euro plus dy yje të skuadrës, Rodrygo dhe Camavinga, për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll. Manchester City ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e konsideruar Rodrin si të paprekshëm dhe gurëthemel të projektit afatgjatë.

Guardiola e sheh atë si një element kyç për stilin e lojës dhe sukseset e ardhshme. Rodri është i rëndësishëm edhe për përfaqësuesen spanjolle, falë dominimit dhe vizionit të tij në mesfushë.

Nga ana tjetër, Real Madrid vazhdon të tregojë ambicie për të ndërtuar një skuadër më të fortë. Kjo lëvizje konfirmon se klubi madrilen mbetet aktiv në treg për përforcime të nivelit më të lartë.