Ballina Aktualitet Skandaloze! Dronët e Reuters zbulojnë pamje satelitore nga jugu i Shqipërisë, situata...

Skandaloze! Dronët e Reuters zbulojnë pamje satelitore nga jugu i Shqipërisë, situata kritike

17
0

Zjarret e përhapura në të gjithë Shqipërinë po shkaktojnë dëme të mëdha në sipërfaqe të tëra tokash dhe zona turistike. Në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare është futur edhe vendi ynë, ku flakët prej ditësh nuk janë vënë nën kontroll.

Agjencia prestigjioze ndërkombëtare Reuters ka raportuar për situatën dramatike në rajonin e Mesdheut, ku përfshihen Turqia, Greqia dhe Shqipëria. Në vendin tonë, sipas raportimit, një zjarr i madh ka shpërthyer pranë një destinacioni turistik të njohur, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe ndikimin në sezonin turistik.

‘Brigadat lokale të zjarrfikësve po bashkëpunojnë me autoritetet kombëtare për të përballuar situatën, ndërsa erërat dhe temperaturat e larta po e bëjnë përhapjen e flakëve edhe më të shpejtë dhe të paparashikueshme’, thuhet ne shkrim.

Në këtë situatë, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka akuzuar qeverinë për paaftësi dhe neglizhencë në përballimin e krizës.

Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë pamje të Delvinës së shkrumbuar të publikuara nga Reuters, duke ironizuar satelitët e qeverisë:

“Kjo është Delvina shkrumb e hi pas zjarreve sipas droneve të Reuters. Dronet e Ramaduros janë me vakanca! Krim i rëndë!”, shkruan ai.

Situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, ndërsa sinoptikanët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.