Ballina Kronika Shkoder/ Janë vendosur 2227 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit...

Shkoder/ Janë vendosur 2227 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

21
0

Policia njofton se janë shtuar kontrollet intensive me mjete të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, për të monitoruar dhe ndëshkuar çdo shkelje që përbën rrezik potencial për jetën e qytetarëve apo që pengon qarkullimin.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Shkodrës po punojnë 24/7 në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve gjatë sezonit veror, kur edhe fluksi i automjeteve është i shtuar.

Gjatë dy javëve të fundit, janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë për “Drejtim të parregullt të mjetit” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithsej janë vendosur 2227 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor:

703 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar

688 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

333 masa për parakalime të gabuara

153 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

131 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse

124 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve

43 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit

40 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

12 masa për përdorim të xhamave të errësuar

Policia Rrugore nënvizon se kontrollet do të vijojnë në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale. Drejtuesit e mjeteve apelohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, parakalimet e gabuara dhe drejtimin nën efektin e alkoolit.