Ballina Aktualitet Inceneratori fantazëm, 1.5 milionë euro në muaj/ Anuela Ristani paguan 2 fatura...

Inceneratori fantazëm, 1.5 milionë euro në muaj/ Anuela Ristani paguan 2 fatura në korrik

30
0

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për korrupsion dhe pastrim parash, bazuar kryesisht në ato që konsiderohen si shpenzime shumë të ekzagjeruara të bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe.

Megjithatë, SPAK-u, po heton prej 5 vitesh, ende nuk ka arritur të gjejë përgjegjësitë penale të Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë për aferën e inceneratorit fantazëm, pasi, siç e konsideron kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, është një krim i vështirë intelektual.

Ndërkohë që Dumani dhe stafi i tij duket se nuk kanë aftësitë e duhura për të luftuar këtë krim intelektual, Bashkia e Tiranës e ka shumë të thjeshtë që të zbulojë derën e inceneratorit fantazëm çdo muaj.

Vetëm në tre ditët e fundit të Korrikut 2025, bashkia e drejtuar nga Anuela Ristani, e komanduara e kryeministrit Edi Rama, ka paguar plot 1.5 milionë euro për kompaninë koncesionare ‘Integrated Energy Bv’.

Pagesat janë kryer në dy fatura të ndara. Fatura e parë për këtë muaj është paguar në 29 korrik 2025 dhe vlera e saj mbi 74 milion lekë të reja dhe bazohet në depozitimin e mbetjeve në landfillin privat për muajin prill.

Ndërsa fatura e dytë, me vlerë 76 milion leke është paguar në 3 korrik dhe i takon shpenzime për depozitimin e mbetjeve për muajin qershor 2025.

Dy pagesat kanë një vlerë gati të njëjtë, megjithëse janë për muaj të ndryshëm, duke ngritur dyshimet se faturimet janë fiktive.

Nëse merren në konsideratë pagesat periodike që kryen Bashkia e Tiranës për inceneratorin inekzistent të Sharrës, muaji qershor, si rregull, duhet të kishte vlerë shumë më të lartë.

Kjo, pasi, sipas shifrave të prezantuara me pompozitet nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij, gjatë periudhës së verës kryeqyteti shqiptar përmbytet nga turistët e huaj./syri