Ballina Sport Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të...

Conference League/ Hidhet shorti për fazën play-off, mësoni rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

23
0

Në Nyon të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti për fazën play-off të Conference League. Për momentin skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, por UEFA i ka paraprirë ngjarjeve dhe ka njerrë rivalët e mundshëm. Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita dhe Ballkani.

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps – Noah. Si skuadra nga Gjibraltari ashtu edhe ajo nga Armenia janë në letër të lehta dhe Egnatias i mbetet të kalojë Olimpjan.

Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër Hajduk Split. Nëse kalon rivalët kroatë, të besuarit e Ilir Dajës do përballeshin në play-off me fituesin e çiftit Silkeborg – Jagiellonia. Ekipi danez dhe ai polak janë me përvojë në këtë event, teksa “Blutë” kanë fillimisht përballë “malin” kroat për të kaluar.

Ndeshjet play-off për në Conference League luhen më 21 dh 28 gusht.

Përballjet e mundshme të skuadrave shqiptare:

Olimpija/Egnatia – Lincoln Red Imps/Noah

Silkeborg/Jagiellonia – Hajduk Split/Dinamo City

FCSB/Drita – Differdange/Levadia

Larne/Santa Clara – Ballkani/Shamrock Rovers