Ballina Kosovë Detaje të reja nga Lipjani: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe...

Detaje të reja nga Lipjani: Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe i varrosur në rrethana të dyshimta

27
0

Rasti i rëndë i vdekjes së Enver Bajraktarit nga Baica e Lipjanit, po hetohet prej Policisë dhe Prokurorit të Shtetit. Ai fillimisht u raportua i zhdukur, ndërsa sot u gjet pa shenja jete.

Ai humbi jetën në rrethana të dyshimta dhe fakti më tronditës është se u gjet i varrosur nga familja.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka iniciuar rastin dhe do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e ngjarjes që tronditi familjen Bajraktari.

Kujtojmë se viktima ishte raportuar si i zhdukur që nga dita e diel dhe kërkimet për të kishin vazhduar deri në momentin kur u gjet i vdekur.