Ballina Bota Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

Australia blen 11 anije luftarake nga Japonia për 6 miliardë dollarë

30
0

Australia ka nënshkruar një marrëveshje historike me Japoninë për blerjen e 11 fregatave të klasit Mogami, në një kontratë me vlerë 6 miliardë dollarë amerikanë (rreth 5.2 miliardë euro). Anijet do të ndërtohen nga kompania gjigante japoneze Mitsubishi Heavy Industries (MHI).

Lajmi u konfirmua nga Ministri Australian i Mbrojtjes, Richard Marles, i cili e cilësoi këtë si “marrëveshjen më të madhe ndonjëherë të industrisë së mbrojtjes mes dy vendeve”. Fregatat pritet të rrisin ndjeshëm aftësitë detare të Australisë në rajonin Indo-Paqësor, në një kohë kur tensionet gjeopolitike po rriten në këtë zonë strategjike.

Kjo marrëveshje e përforcon më tej partneritetin strategjik mes Australisë dhe Japonisë dhe vjen në kuadër të përpjekjeve të të dy vendeve për të forcuar bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje në rajonin Indo-Paqësor.