Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme, në subjektin minerar “Jeton Dani”.
Mësohet se viktima është Fari Veliu 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri.
Trupi i pajetë i të ndjerit është nxjerrë dhe është dërguar në morg, pasi aksidenti tragjik nuk ka ndodhur në thellësi të madhe nëntokë.