Ballina Aktualitet Lirimi i hapësirave publike – Rama ndan pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane...

Lirimi i hapësirave publike – Rama ndan pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare

193
0

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

Rama shkruan se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama.