Ish-burri i Kelly Clarkson, Brandon Blackstock, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare pas një beteje trevjeçare me kancerin.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Brandon Blackstock ka ndërruar jetë”, tha një zëdhënës. ”Brandon luftoi me guxim me kancerin për më shumë se tre vjet. Ai ndërroi jetë paqësisht dhe ishte i rrethuar nga familja. Ju falënderojmë për lutjet dhe ngushëllimet dhe ju kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë.”
Clarkson njoftoi për të dytën herë këtë muaj se po shtynte koncertet e saj në Las Vegas për t’iu gjendur pranë familjes. Ajo tha se kishte si përparësi nevojat e të dashurve të saj.
“Edhe pse zakonisht e mbaj private jetën time personale, gjatë këtij viti, babai i fëmijëve të mi ka qenë i sëmurë dhe në këtë moment duhet të jem plotësisht e pranishme për ta”, shkroi ajo.
Clarkson dhe Blackstock u divorcuan në mars të vitit 2022. Ata kanë dy fëmijë, një djalë e një vajzë.
Veç tyre, Blackstock ka lënë pas edhe dy fëmijë me ish-gruan tjetër, Melissa Ashworth