Ballina Politika Tedi Blushi: Sulmi i Policisë ndaj News24, agresion i armatosur kundër mediave

Tedi Blushi: Sulmi i Policisë ndaj News24, agresion i armatosur kundër mediave

26
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj pengimit të gazetarëve të News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare për të hyrë në ambientet e tyre të punës.

Blushi e ka cilësuar këtë një “agresion të armatosur të Ramaduros”, të kryer pa transparencë dhe pa vendim gjykate, duke e quajtur “akt kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale”.

“Dënojmë me forcë dhunën ndaj gazetarëve dhe pengimin brutal të tyre në krye të detyrës. Liritë dhe të drejtat e njeriut po asgjesohen dhunshëm nga një regjim që duhet shembur sa më parë”, deklaroi Blushi.

Reagimi:

Agresioni i armatosur i “Ramaduros” kundër mediave dhe në veçanti ndaj gazetarëve të “News24”, “BalkanWeb”, “Panorama” dhe “Gazeta Shqiptare”, pa transparancë dhe pa asnjë vendim gjykate, që pengohen deri forcërisht të hyjnë në ambientet e tyre të punës, është një akt i pastër kriminal ndaj fjalës së lirë, i denjë për regjimet më të errëta diktatoriale, por i paralajmëruar prej kohësh.