Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të fundit në Facebook, ka denoncuar lidhjet korruptive mes qeverisë dhe grupeve kriminale që po shkatërrojnë vendin.
Ai thekson se lejet e ndërtimit për kulla të larta në Golem janë dhënë në mënyrë të dyshimtë, duke favorizuar kartelin e Çelës dhe aleatët e tij, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e këtyre veprimeve të paligjshme.
“Troplinët dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë”- thekson lideri i opozitës.
Berisha i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ndalur këtë aktivitet kriminal dhe shton se duhet të mbrohen interesat e vendit dhe qytetarëve.
Postimi i plotë:
Rama – Roko
5 leje për kulla vetëm në Golem, kartelit Çela–Çopja!
Të dashur miq,
Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, me survejimet e tyre, faktuan se karteli famëkeq Çela–Çopja, i lidhur si mishi me thoin me qeverinë dhe piramidën e partisë së krimit, vetëm në një vit ka trafikuar në Europë 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!
Ky kartel, sikundër ai i Troplinëve dhe kartelët e tjera, me lidhjet e tyre të ngushta me Ramaduron, siç e quajnë sot mediat e mëdha amerikane dhe botërore Edi Ramën, ka shndërruar Shqipërinë e vogël në lavatriçen më të madhe dhe më gjigante të parave të krimit në Europë.
Sipas Eurostat, indeksi i ndërtimit në Shqipëri është më i larti në Europë dhe konkretisht është 14,3 kundrejt vetëm 5,4 që është indeksi mesatar i ndërtimit të vendeve të BE-së, të marra së bashku.
Qytetari dixhital informon se kartelit Çela–Rroko, Ramaduro u ka dhënë lejet për ndërtimin e 5 kullave 30–50 kate në Golem, dhe konkretisht këto leje janë dhënë pronarëve të Resortit Turistik “Klajdi”, që janë Osman e Klajdi Kokoshi dhe dhëndri i tyre Xhuljo Salaj.
Por qershia mbi tortë është famozja Adelajda Roko, e cila, sipas qytetarit dixhital, e ka si shtëpinë e vet të dytë Resortin “Klajdi” në Golem!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor..!
Klajdi Resort në Golem të cilit iu bë kontroll nga SPAK të cilët akuzohen për pastrim parash të bandave në Shqipëri, është shtëpia e dytë e Adelajda Rokës, drejtoreshës së AZHT.
Pronaret e këtij Resorti (Osman Kokoshi, Klajdi Kokoshi dhe Xhuljo Salaj që është dhëndri i tyre) kanë marrë mbi 5 leje kullash në zonën e Golemit të dhëna nga AZHT duke pastruar lekët e krimit. Këta janë lavatricja e pushtetarëve dhe njerëzve të krimit që janë akuzuar për 17 ton kokainë.Anonim doktor.