Institucionet shtetërore nuk janë janë të vetmet që janë synim të sulmeve kibernetike në vend, për qëllime keqdashëse.
“Është zgjeruar gama e sulmuesve dhe e natyrës së sulmeve me infrastruktura të tilla që janë jetike ndaj qytetarëve.”, tha Braçe.
Kreu i Komisionit të Dezinformimit i referohet këtu sulmi kibernetik ndaj një spitali së fundmi. Por po kaq në objektiv janë dhe bankat në vend.
“Dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar. Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Kemi sulme që kanë të bëjnë me të dhënat. Synojnë të marrin të dhënat, dhe ata që snojnë hakerimin e llogarive bankare. Nuk mund të përcaktohet kollaj burimi. “, tha Sejko.
Por panorama, siç e përshkruan kreu i Komisionit të Dezinformimit, paraqitet me ngjyra ende më të errëta për shkak të boshëllëkut ligjor për ta lufuar.
“Për fat të keq nuk gjen një nen të vetëm që të adresojë problematikën e dezinformimit, pra informacionit të manipuluar, që ka një synim të caktuar dhe që kthehet në dezinformin, në qëllime të funksioneve politike dhe ekonomike”, shtoi Braçe.
Këtu parësore është dhe rregullimi ligjor.
“Të gjitha zhvillimet teknonolgjike nuk i kanë ndërgjegjësuar akoma, si për shembull AMA, t’i referohet pranë këtij komisioni që natyra e medias ka ndyshuar dhe ligji bazë për median tradicionale nuk e mbulon. “
Por kjo problematikë është e përgjithshme mesa duket.
“Një pjesë e konsiderueshme e institucioneve bëjnë pas nga ky problem. Shprehja që dëgjoj më shumë është nuk e kam unë. Dhe kjo krijon një hapësirë të madhe për të gjithë ata që kanë qëllime keqdashëse.“