Ballina Aktualitet “Fakti që fshihet tregon se është fajtore”, Bregu flet për zhdukjen e...

“Fakti që fshihet tregon se është fajtore”, Bregu flet për zhdukjen e administratores së kompanisë që helmoi 56 studentë

71
0

Gazetari Sokol Bregu duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ngjarjen e rëndë të helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, u shpreh se largimi i administratores së kompanisë “Sori-Al” për t’i shpëtuar masës së ndalimit tregon se është indirekt fajtore.

“Fakti që zonja i fshihet drejtësisë dhe marrjes në pyetje pranon në mënyrë indirekte që është fajtore. Janë fëmijë dreqi e mori. Janë 19-20 vjeç. Ajo që kam vënë re është se kateringu është ajo ku niset. Një pjesë e madhe e oligarkëve rusë e kanë nisur me kateringun. Paraja është e madhe. Ushqimi i spitaleve p.sh. na ka ndodhur disa herë dhe kishim 2-3 raste.

Kjo është e gjitha në vazhdën e sigurisë ushqimore që është zero. AKU që kur është krijuar është një vatër e madhe korrupsioni. Nuk ka krijuar ndonjëherë ndonjë histori suksesi.

Këta të AKU çfarë hanë te shtëpitë e tyre? Shqipëria është rekord. Nuk i pranohet asnjë ushqim në vendet e BE. në Serbi nuk i lejohet, në Maqedoni jo e jo. Ia bllokojnë të gjitha”- tha Bregu.