Ballina Kosovë Vrasje në Kosovë, ekzekutohet me armë zjarri një person në Prishtinë. Identifikohet...

Vrasje në Kosovë, ekzekutohet me armë zjarri një person në Prishtinë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

45
0

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

I dyshuari për vrasjen siç raportoi Gazeta Sinjali, është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.