Ballina Aktualitet Zbuloni rivierën shqiptare/ Media britanike: Natyra e mahnitshme dhe kosto e përballueshme

Zbuloni rivierën shqiptare/ Media britanike: Natyra e mahnitshme dhe kosto e përballueshme

23
0

Shqipëria është transformuar në një destinacion për turistët evropian e sidomos ata britanik gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë se  vetëm në tre muajt e parë vendin tonë e kanë vizituar  mbi 45 mijë  udhëtarë  .Ndërkohë që jemi në pikun e sezonit turistik media  e njohur britanike “The Mirror” i ka bërë jehonë bukurive natyrore të vendit tonë.Ajo i rekomandon  turistëve që të eksplorojnë Shqipërinë e sidomos rivierën fantastike në jug.

Sipas të përditshmes britanike vizitorët që kërkojnë të eksplorojnë Shqipërinë mund të zbulojnë gjithçka, nga hotelet luksoze buzë detit deri te gjiret e izoluara përgjatë vijës së gjerë bregdetare .Veçohet Dhërmiu si një nga pikat kryesore turistike të vendit, me një shtrirje prej 3 miljesh, jetën e gjallë të natës dhe festivalin muzikor “Kala Fest vjetor, i krijuar për të nxitur turizmin në rajon.Dhe mbi të gjitha këto mund të shijohen me kosto mjaft të ulëta .Në baret buzë detit  mund të gjesh birra për vetëm 2 dollarë, ndërsa një dhomë buzë detit kushton vetëm 30 dollarë.

Plazhi  Pema e Thatë  është bërë gjithashtu i njohur për turistët për shkak të kasolleve në plazh të cilat janë të disponueshme me qira për më pak se 10 dollarë,duke u transformuar ato në  një sensacion viral në TikTok.

The mirror shkruan se tashmë turizmi në Shqipëri ka lulëzuar pas izolimit të saj nën gjysmë shekulli të sundimit komunist deri në vitin 1992. Por pavarësiht kësaj gjithçka konsiderohet ende “autentikisht shqiptaree”.

Ndërsa Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve gjatë viteve të fundit, ajo ende nuk është bërë një vend i preferuar për udhëtarët e zakonshëm. Rëra e saj e bardhë e pastër dhe ujërat kristalore të bruzta kanë fituar krahasime me Maldivet.