Gazetari Klodian Tomorri gjatë një interviste televizive ka komentuar situatën e zjarreve në vend dhe komentet e sotme të Edi Ramës.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Tomorri u shpreh se, zjarret dhe përmbytjet e përvitshme që po ndodhin në Shqipëri, po largojnë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur nëpër fshatra.
‘Unë nuk mbaj mend ndonjë vit që të mos jemi djegur nga zjarret. Digjemi çdo vit nga zjarret, përmbytemi çdo vit nga reshjet. Pra jemi çdo vit nën thundrën e fatkeqësive natyrore.
Nëse do ta shtojmë këtë buxhet a do të parandalojmë apo do të minimizojmë më shumë këto kostot që na vijnë nga zjarret dhe përmbytjet.
Ai drejtori i emergjencave civile kur shkon në parlament, këtyre gjërave duhet tu përgjigjet para deputetëve, por nuk e pyet njeri për këto.
Por nuk e pyet njeri për këto, prandaj njerëzit lihen në mëshirën e fatkeqësive, digjen fshatra të tërë, rrënohen jetë familjesh të tëra, edhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri.
Pra ne po djegim dhe po përzëmë edhe ata pak njerëz që kanë mbetur ende nëpër fshatra.
Dhe kryeministri del sot e thotë nuk kam avion personal. Që ai ka avion personal, këtë e dinë të gjithë se ai ka avion në dispozicion udhëton me ‘Ismailin’ e famshëm.
Mënyra se si paguhet kjo nuk ka rëndësi, por fakti është se ai udhëton me avion personal, ndryshe nga të gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit me ekonomi të ngjashme. Kjo ka rëndësi’, u shpreh ndër të tjera, Klodian Tomorri.