Ballina Ekonomia ‘Riktheni taksën e sheshtë’, bizneset kërkojnë ndryshime fiskale në prag të zgjedhjeve

‘Riktheni taksën e sheshtë’, bizneset kërkojnë ndryshime fiskale në prag të zgjedhjeve

35
0

Me afrimin e fushatës elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare pas dy muajsh, shoqatat e biznesit i kanë paraqitur partive politike një platformë ekonomike me propozime konkrete për një klimë më të favorshme për biznesin.

Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, theksoi rëndësinë e ofrimit të vizioneve të qarta dhe zgjidhjeve konkrete nga partitë politike për sfidat ekonomike.

Kërkesat kryesore të bizneseve përfshijnë:

  • Aplikimin e një takse të sheshtë prej 10% për nxitjen e investimeve dhe formalizimin e ekonomisë.
  • Vendosjen e shkallës së kompensimit të fermerëve për TVSH-në.
  • Kreditim me 75% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore nga subjektet jo të përfshira në TVSH.
  • Përjashtimin nga TVSH-ja për importin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, pavarësisht vlerës së investimit.
  • Rimbursim automatik të TVSH-së dhe mundësinë e kryerjes së kontrollit tatimor në çdo kohë.
  • Heqjen e taksës doganore prej 10% për industrinë e përpunimit të mishit.
  • Shfuqizimin e kontributit për Strehimin Social, i cili bie në kundërshtim me Kushtetutën.
  • Llogaritjen e taksës mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi vlerën e referencës së shitjes.
  • Hartimin e një ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në masën 3-5%.

Bizneset kërkojnë gjithashtu thjeshtëzimin e procedurave doganore dhe mbështetje për sektorin e turizmit, duke përfshirë subvencione dhe vendosjen e bashkive për punonjësit.