Ballina Lifestyle Cillian Murphy me pamje befasuese, aktori transformohet për filmin e ri të...

Cillian Murphy me pamje befasuese, aktori transformohet për filmin e ri të Netflix “Steve”

38
0

Cillian Murphy ka shfaqur një pamje të re befasuese në filmin e ardhshëm të Netflix-it, ‘Steve’, ku luan rolin e një drejtori shkolle.

Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur nga Peaky Blinders dhe Oppenheimer, e ka cilësuar këtë rol si një nga më prekësit e karrierës së tij, duke thënë se “ia theu zemrën”.

Historia ndjek një ditë vendimtare në jetën e Steve-it, teksa ai përpiqet të shpëtojë shkollën nga mbyllja dhe të mbrojë integritetin e saj, ndërsa përballet me betejat e tij të brendshme.

Një marrëdhënie e ndjeshme dhe e fuqishme lind mes tij dhe Shy-t, një adoleshent problematik që endet mes brishtësisë dhe prirjes për vetëshkatërrim.

Filmi bazohet në romanin e suksesshëm Shy të Max Porter, i cili ka shkruar edhe skenarin. I vendosur në mesin e viteve ’90, projekti sjell në ekran një kast të spikatur me Tracey Ullman, Emily Watson, Roger Allam dhe Simbi Ajikawo. Përveç rolit kryesor, Murphy është edhe një nga producentët e filmit.

Regjisori Barry e ka përshkruar Murphy-n si një profesionist që nuk pranon asgjë më pak se perfeksioni, me një “qasje prej sportisti” dhe si “një legjendë e vërtetë” në aktrim.

Ndërkohë, Barry Keoghan ka folur për eksperiencën e tij në xhirimet me Murphy-n në filmin e ri të Peaky Blinders, The Immortal Man, i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm. Projekti do të tregojë kalimin e familjes Shelby drejt periudhës së Luftës së Dytë Botërore.