Ballina Politika Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas...

Rama hap arkivën, takimi në 2006 me shqiptarët në Athinë! Rikthimi pas 18 vitesh të dielën: Ja dy gjërat që kanë ndryshuar

37
0

Të dielën më 12 maj, kryeminstri Edi Rama do të vizitojë shqiptarët e Greqisë, në pallatin e sportit ‘Galaksi’ në Athinë, për të prezantuar qëllimin e qeverisë drejtë anëtarësimit në BE në vitin 2030.

Ndërkohë ai ka ndarë një postim në facebook ku kujton kohën kur ka vizituar për herë të parë shqiptarët në Athinë.

Viti ishte 2006 dhe Rama në atë kohë ishte lideri i opozitës shqiptare dhe prej 1 viti ishte kreu i Partisë Socialiste.

Rama shkruan ndër të tjera që nga ai vit e deri më sot dy gjëra kanë ndryshuar: nuk i ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe tjetra lidhet me shqiptarët e Greqisë që janë histori krenarie, qytetarie dhe suksesi.

Tashmë, Rama shkon atje si kryeministër, ndërsa ka patur edhe polemika në shtypin grek por jo vetëm, pasi edhe politikanë, sidomos nga e majta opozitare kanë qenë disi të ashpër ndaj kësaj vizite.

‘Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të vjetra SHQIPTARËT E GREQISË JANË SOT NJË HISTORI KRENARIE, QYTETARIE DHE SUKSESI

*Takimi i parë me shqiptarët në Athinë, si kryetar i opozitës në vitin 2006’, shkruan Rama në Facebook.