Ballina Aktualitet Ilaçe të skaduara dhe kancerogjene në Burgjet e Shqipërisë, ja si shkelen...

Ilaçe të skaduara dhe kancerogjene në Burgjet e Shqipërisë, ja si shkelen kushtet e kontratës për medikamentet dhe çfarë fshihet pas

15
0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve. SPAK ka nisur verifikimet për të identifikuar shkeljet dhe përgjegjësitë penale të personave që kanë bërë shkelje dhe të drejtuesve.

Hetimet e SPAK-ut vijnë pas publikimit të raportit të KLSH-së ku ishin konstatuar problematika serioze në Drejtorinë e Burgjeve. Audituesit kanë konstatuar se depoja farmaceutike e burgjeve është jo vetëm jashtë standardeve, por janë gjetur edhe medikamente të skaduara që u serviren të burgosurve. Madje, në raportin e KLSH-së thuhet se në magazinën e burgjeve është edhe një medikament i rrezikshëm, kancerogjen, që rrezikon jetët e tyre.

Gjithashtu, nga kontrolli fizik i kryer në magazinën e medikamenteve, u konstatuan medikamente të skaduara që në vitin 2019, por që në inventarizimin e bërë në fund të po këtij vit, nuk rezultojnë të jenë identifikuar dhe deklaruar si të skaduara dhe për pasojë të përfshiheshin në listën e medikamenteve të propozuara për t’u nxjerrë jashtë përdorimi, duke fryrë fiktivisht gjendjen e medikamenteve të mundshme për përdorim”, thuhet në raportin e KLSH.

Nga ana tjetër, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se 13 lloj medikamentesh janë marrë në dorëzim nga Drejtoria e Burgjeve me afat skandence më të ulët se sa specifikimet e tenderit. “Nga shqyrtimi i medikamenteve të skaduara në vitin 2019 dhe 2020 në depon farmaceutike të DPB-së, konstatohet se 4 medikamente për vitin 2019 (2 lloje Buscolamine, Prulan, Tetalgam) dhe 9 medikamente për vitin 2020 (Acid folic, Adrenaline, Buscolamine,

Durilak, Nacl 0.9%, Haloperidol, Ranitidine, 2 lloje Luminal) janë marrë në dorëzim në kundërshtim me kushtet e kontratës, me afat skadence më të vogël se 1.5 vite dhe si rrjedhojë e këtij fakti kanë skaduar në depon farmaceutike të DPB-së”, thuhet në raport.

Po ashtu nga Kontrolli i Latë i Shtetit u konstatua një situatë kaotike në lidhje me emërimet në administratën e burgjeve, ku me gjithë përpjekjet, nuk është arritur që të plotësohen 220 vende vakante.

Emisioni investigativ Vetting në një emision televiziv.

Por ndërkohë që disa prej të burgosurve mendojnë ende se si mund të vijojnë aktivitetet e tyre kriminale, të tjerët që janë aty të penduar, kanë krejt tjetër problem. Ajo çfarë u jep ligji, duket e pamundur të mbërrijë realisht te ata.

“Luksi” i parë ligjor për ta janë mjekët, të cilët mungojnë në shumicën e burgjeve. Një raport i KLSH-së ka renditur një seri problemesh lidhur me mënyrën se si trajtohen të burgosurit.

Duket se askush nuk e sheh të arsyeshme se si mund të zgjidhet mungesa e përcaktimit të standardeve për mbikëqyrje të rregullt psikologjike të stafit të angazhuar në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Deri para amnistisë që hyri fuqi në Prill, auditi i KLSH-së ngrinte si çështje rrezikun që vjen nga dyfishi i të dënuarve në qeli, në krahasim me kapacitet që ka ky institucion.

Sipas KLSH-së, problem shumë shqetësues mbetet kujdesi shëndetësor, ku nga 53 mjekë, që duhet të ketë në organikë në të gjithë sistemin, ka me kohë të plotë rreth 28 mjekë. 20 mjekë të tjerë janë të angazhuar me kohë të pjesshme, ndërkohë që ka ende pesë vende të paplotësuara me mjekë. Këta 20 mjekë duhet të kujdesen për 1400 të dënuar, që janë me sëmundje kronike dhe për qindra të tjerë që kanë sëmundje të përkohshme.

Në burgje shkëputet energjia elektrike

Përveç auditit të KLSH-së edhe Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e sistemit të burgjeve, duke ngritur alarmin për garantimin dhe mbarëvajtjen e kushteve jetësore për të burgosurit që vuajnë dënimin në këto institucione. Ky Mekanizëm ka ngritur alarmin e rasteve të shkëputjes së energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë të pijshëm në burgje, që janë elemente bazë për garantimin e sigurisë dhe jetës.