Ballina Bota Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin...

Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

20
0

Donald Trump refuzoi të tregojë pikat që penguan arritjen e marrëveshjes me Vladimir Putin, pavarësisht se tha që pati dakordësi të madhe me presidentin rus.

“Mendoj se ai dëshiron ta shohë të realizuar, planin e paqes” tha Trump për Putinin.

Trump tha se “një gjë e madhe” e pengoi marrëveshjen me Putin, por nuk e tregoi se cila ishte ajo.

Trump gjithashtu e lavdëroi Putinin për dakordësinë që, sikur ai të ishte president në kohën e pushtimit rus të Ukrainës, “kjo luftë kurrë nuk do të kishte ndodhur”.

“Kjo luftë nuk duhej të kishte ndodhur. Shumë luftëra nuk duhej të kishin ndodhur. Gjëra budallaqe ndodhin dhe njerëzit e gabuar flasin,” tha ai.

Ai vazhdoi duke fajësuar ish-presidentin Joe Biden për mosparandalimin e pushtimit rus.