Ballina Politika “Dëshmi e interesit në nivele evropiane”, Dule zbardh takimin eurodeputeti grek me...

“Dëshmi e interesit në nivele evropiane”, Dule zbardh takimin eurodeputeti grek me Belerin në burg: Shkëmbyen me njëri-tjetrin…

42
0

Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis ka vizituar për herë të katërt në burg, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është edhe kandidat për eurodeputet në radhët e partisë së kryeministrit grek, Kyrioakos Mitsotakis. Kefalogianis nuk dha asnjë koment për mediat teksa ndodhej pranë ambienteve të burgut. Nga ana tjetër Vangjel Dule, i cili ishte i pranishëm me të, tha se kjo është një dëshmi e interesit në nivele evropiane.

“Në kuadër të ditëve të festës së madhe të Pashkës Ortodokse vizituan me eurodeputetin dhe njëherësh kryetarin e grupit parlamentar të BE për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit  BE-Shqipëri, zotin Kefalogianis, mikun tonë, kryetarin e bashkisë së Himarës, kandidatin për eurodeputet, Fredi Beleri. Ishte vizitë për të shkëmbyer urime, por edhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes tonë, në vendin tonë, por edhe në Evropë për gjetjen e të vërtetës dhe të së drejtës.

Zoti Kefalogianis është e katërta herë që viziton Belerin, dëshmi kjo e interesit të vazhdueshëm jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivele evropiane për këtë çështje padrejtësie të papranueshme në shkelje flagrante të funksionimit të shtetit të se drejtës të demokracisë funksionale dhe të mëvetësisë së pushtetit vendor në vendin tonë, që në mënyrë të papranueshme janë bërë objekt shkelje në rastin e Fredi Belerit”, tha Dule.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohej se siguroi vota kundrejt pagesave. Ndonëse i arrestuar, Beleri kandidat i “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë. Ndërkohë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që ta shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe e dënoi atë me 2 vjet burg. Beleri ka bërë vazhdimisht rekurs për tju lejuar betimi si kryebashkiak por gjykata ja ka rrëzuar kërkesat e bëra.