Ballina Kronika Tiranë/ Plagosje me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, shpallet në kërkim...

Tiranë/ Plagosje me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, shpallet në kërkim autori i dyshuar

39
0

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale. Burime bëjnë me dije se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në disa zona të Tiranës dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të plagosjes.